Rikthehen tërmetet, sizmiologu : Nuk kanë lidhje me ngjarjen e 26 nëntorit

306
Sigal

Disa tërmete të njëpasnjëshme dhe dhjetëra pas-lëkundje kanë ndodhur brenda pak ditëve në zonën e Cërrikut dhe Belshit, kanë rikthyer shqetësimin dhe frikën te qytetarët në vend.

Sizmiologu Rrapo Ormeni, i cilësoi si tërmete të vegjël dhe pa pasoja.

“Cërrik-Belsh bën pjesë në një thyerje aktive që është Lushnje-Elbasan-Dibër. I pari ishte me magnitudë 4.5 i shkallës rihter, me epiqendër në veriperëndim të Cërrikut, ndërsa i djeshmi në Belsh. Ne i quajmë tërmete të vegjël dhe pa pasoja”, shprehet për A2 Ormeni.

Sizmologu, Rrapo Ormeni, sqaron se lëkundjet e ditëve të fundit nuk kanë lidhje me tërmetin tragjik të një viti më parë.

“Janë një grumbull tërmetesh që nuk kanë lidhje me ngjarjen sizmike të një viti më parë. Lëkundjet e 26 nëntorit bëjnë pjesë në zonën Adriatike. Nga ecuria e pasgoditjeve të tërmetit të 26 nëntorit ecuria e tyre thuajse ka rënë fare. Menjëherë pas tërmetit të parë duhet të dilet jashtë për 30 minuta deri 1 orë, për të parë si do të jenë pasgoditjet”, shprehet sizmologu.