Një aksident u regjistrua këtë të shtunë në Vlorë, pranë spitalit psikiatrik. Siç mund të shihni një makinë është kthyer tërësisht përmbys, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Dyshohet se shkak për aksidentin u bë shpejtësia e madhe. Shoferja u përpoq të devijonte rrugë, por humbi kontrollin dhe mjeti u përplas me bordurën e me pas me një pemë.
Drejtuesja e makinës ka dalë nga dritarja e pjesës së pasme të makinës, e tronditur por fatmirësisht pa plagë.