FOTOT/ Trafikantët shqiptarë ndryshojnë strategji, zbulohet “shtëpia e barit” në Fushë-Krujë

285
Sigal

RENEA, FNSH e Tiranës, FNSH e Fierit dhe Policia e Durrësit kanë zbarkuar ditën e sotme në zonën e Niklës në Fushë Krujë, ku po zhvillojnë një operacion të madh antidrogë, për zbulimin e parcelave me kanabis.

Tashmë trafikantët shqiptarë duket se kanë ndryshuar strategji, pasi nga mbjellja e kanabisit në parcela të hapura, po kultivojnë drogë brenda në shtëpi.

Deri tani raportohet se është zbuluar se në bodrumin e një vile ishte ngritur një serë droge.

Siç mund të shihni në pamjet e mëposhtme, trafikantët kanë ndërtuar një shtëpi bari, një model që aplikohet kryesisht në Britani të Madhe.

Bimët në lartësi rreth 2 metër janë të mbuluar me plastmas për ti shpëtuar të ftohtit, por edhe policisë.

Deri tani mësohet se janë shoqëruar 10 persona. Kontrolli vjen pas monitorimeve me dronë nga Policia e Shtetit dhe nga ajri nga GDF.

FOTOT/ Trafikantët shqiptarë ndryshojnë strategji, zbulohetFOTOT/ Trafikantët shqiptarë ndryshojnë strategji, zbulohetFOTOT/ Trafikantët shqiptarë ndryshojnë strategji, zbulohetFOTOT/ Trafikantët shqiptarë ndryshojnë strategji, zbulohet