Qytetari në nje denoncim për JOQ denoncon korrupsionin në policinë rrugore. Sipas tij polici në fjalë mban një uniformë të respektuar por fatkeqësisht nuk e përfaqëson dot me integritet, dinjitet, profesionalizëm ashtu siç do duhej.
Doja të ndaja me audiencën tuaj pyetjen: Çfarë kafe do mbreti?
Do doja shumë të jetoja në vendin tim dhe të investoja ëndrrat e mia dhe të fëmijëve të mij. Por realisht gjithnjë është bërë edhe më e pamundur të inkurajohesh. Polici në fjalë mban një uniformë të respektuar por fatkeqësisht nuk e përfaqëson dot me integritet, dinjitet, profesionalizëm ashtu siç do duhej. Mëngjesin e sotëm ndaloi familjen tonë dhe një nga vajzat në sedilen e pasme nuk kishte rripin e sigurimit (gabimi ynë). Për këtë shkelje tonën tha: “Gjoba është 100 mijë lekë, fletën apo kafen e mbretit, atë që as ai s’i thotë jo?”. Shtangëm pasi menduam se këto metoda korruptive kishin vite që nuk funksiononin më, të paktën kaq hapur në mes të Tiranës. Si “kafen e mbretit”? – e pyetëm të çuditur. Asgjë tha, lereni fare dhe vijoi me plotësimin e gjobës të cilën natyrisht do ta paguajmë si njerëz të përgjegjshëm.Flm”



















