Çfarë ndodhi? Vëllai i komedianit Chris Rock fton Will Smith në një ndeshje boksi pas shuplakës në ‘Oscar’

177
Sigal

Incidenti i ndodhur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”  mes Will Smith dhe komedianit të njohur Chris Rock ka bërë bujë të madhe mediatike.

Rock ende nuk e ka komentuar për publikun shuplakën që aktori i dha dhe madje në një deklaratë të fundit të tij është shprehur se pret oferta të majme nga mediat për të komentuar të gjithë situatën.

Së fundmi, Kenny Rock – vëllai i komedianit Chris Rock – ka kërkuar që të përballet me Will Smith në një ndeshje boksi pas shuplakës që i dha vëllait të tij.

Rock sapo ka nënshkruar një marrëveshje me themeluesin e Celebrity Boxing  Damon Feldman dhe deklaroi për “TMZ” se ka një kundërshtar në mendje.

Image

“Unë duhet të futem në ring me Will Smith”, deklaroi Kenny në një intervistë të mërkurën. “Unë mund ta rrëzoj atë!”

Unë do t’i lë duart të flasin,” shtoi ai.

Ndër të tjera Kenny është shprehur se vëllai i tij është mirë dhe se ata kanë kontaktuar me njëri-tjetrin përmes mesazheve.

Kur u pyet nëse Chris e ka pranuar faljen e Smith-it në “Instagram”, Kenny pretendoi se nuk kishte folur rreth kësaj çështjeje me aktorin.

Megjithatë, ai shtoi se dyshon që vëllai i tij do ta falte Will Smith për shuplakën tronditëse.