Berisha inauguron rrugë në Vlorë: Më 23 Qershor, shqiptarët lirohen nga pengmarrja

488
Sigal

Kryeministri Berisha, dy bëjë dy inaugurime për ujësjellësin sot në Mat

Kryeministri Berisha ishte dje në Qarkun e Vlorës, ku u inaugurua edhe rruga Sevaster-Kalivaç nga e cila përfitojnë 12,500 banorë të 18  fshatrave. Ato lidhen me njëra – tjetrën dhe qendrat e komunave, por edhe me Vlorën dhe Tepelenën. Banorët e drejtuesit vendorë i gëzohen rrugës së pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, rruga e re krijon mundësi reale që banorët të shtojnë mundësitë e lidhjeve ekonomike dhe tregtare. Fermerët e këtyre zonave mund të arrijnë në një kohë më të shkurtër e me kosto më të ulët tregjet për prodhimet e tyre.“23 qershori po vjen, ne kërkojmë votat tuaja, jo për këto që kemi bërë, i kërkojmë votat tuaja për ato që do të bëjmë. Kërkojmë votat tuaja, sepse duam, që në çdo skaj të Sevasterit, të Vlorës, të Shqipërisë kudo, të ketë infrastrukturë moderne si kjo, sepse duam që shqiptarët kudo që janë, të kenë furnizim me ujë, me energji elektrike njëlloj si qytetarët Evropianë, sepse duam që shqiptarë kudo që janë të shfrytëzojnë potencialin e madh të vendit të tyre, t’i shndërrojnë pasuritë e tyre në të mira për veten dhe vendin e tyre, sepse duam që të ecim me dinjitet drejt Europës, sepse duam që të mos na marrë njeri peng, siç na morën për tre ligje, njerëz të papërgjegjshëm, të cilët me 23 Qershor do të marrin atë që meritojnë nga shqiptarët”, vuri në dukje Berisha. Njëkohësisht, edhe për katër vitet e ardhshme do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve. “Do të bëjmë gjithçka të rrisim pensionet, të rrisim më tej rrogat. Do të bëjmë gjithçka për mirëqenien tuaj. Do të trefishojmë grandet për fermerët shqiptarë. Do të trefishojmë kredinë. Do të bëjmë që fermat tuaja blegtorale dhe prodhimet e tyre të bëhen të njohura në Shqipëri dhe mbarë Evropën. Kjo është rruga jonë, rrugë djerse, rrugë mundimi, rrugë suksesi, rrugë mëkëmbje, rrugë punësimi, rrugë integrimi”, garantoi Kryeministri. Gjatë këtyre viteve, në rrethin e Vlorës janë investuar në fusha të ndryshme 400 milionë euro. U financua ndërtimin e 400 kilometrave  rrugë kombëtare e rurale. Qeveria ka tenderuar edhe projektin e by-passit tëVlorës dhe projektin qe lidh rrugën Transballkanike me Portin dhe autostradën Vlore – Fier. Janë ndërtuar 21 qendra shëndetësore, 31 shkolla dhe 35 ujësjellës. Fermerët kanë përfituar subvencion për 1600 hektarë pemëtari, ullinj e vreshtari.

Kryeministri sot në Mat

Ndërkohë që, sot Kryeministri i vendit, Sali Berisha do të inaugurojë Ujësjellësin e Komunave Komsi dhe Gurre në Mat. Fshatrat përfitues janë: Frankth, Bater e Madhe dhe Bater e Vogël të Komunës Komsi si dhe fshati Mishter i Komunës Gurre. Ndërsa një orë më pas, në orën 11:00 do të inauguroi rikonstruksionet e rrugës Lis – Ura e Matit në Mat. Rikonstruksioni i rrugës Ura e Matit – Lis kap vlerën e investimit 366 milionë lekë me një gjatësi 9 km. Rruga lidh në kushte komode Komunat Lis, Derjan, Macukull, Rukaj e Selishtë me qytetin e Burrelit. Rruga e vjetër ka qenë tejet e amortizuar. Banorët kanë qenë thuajse të izoluar për shkak të gjendjes së keqe të rrugës. Rruga e re është ndërtuar me parametra bashkëkohorë. Pjesë e këtij investimi kanë qenë edhe rikonstruksioni i dy urave me gjatësi 60 milionë.