Flakët përfshijnë pyllin e pishave në Malin e Taraboshit, rrezikohen banesat

321
Sigal

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme pyllin me pisha në Malin e Taraboshit në Shkodër. Flakët e zjarrit janë afruar në afërsi të banesave.

Në vendngjarje kanë shkuar 5 automjete zjarrfikëse nga Shkodra që po bëjnë përpjekje për të shuar flakët.

Rikthimi i temperaturave të larta ka sjellë rrezikun e përhapjes së flakëve në disa zona të ndryshme të vendit.

Pak javë më parë në disa qytete u përhapën disa vatra zjarri, ndërsa sipas Emergjencave Civile, më shumë se gjysma e tyre ishin të qëllimshme.

Policia i ka bërë apel qytetarëve të kallëzojnë raste të ngjashme duke i premtuar ruajtjen e anonimatit.