Presidenti Bajram Begaj / Nisin lëvizjet për Vendoret 2023, Kreu i Shtetit i dërgon shkresën KQZ-së për datën e zgjedhjeve në bashki

104

Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka nisur lëvizjen e parë në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore. Në një shkresë të publikuar nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bëhet me dije se Begaj kërkon rezultatin e zgjedhjeve vendore të vitit 2019, për të vijuar me procedurat. Zgjedhjet lokale pritet të mbahen mes datave 16 prill-14 maj. Dekretimi i datës duhet bërë jo më vonë se gjashtë muaj para zhvillimit të tyre. “Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencës së parashikuar në pikën g. të nenit 92, të Kushtetutës dhe pikën 1. të nenit 10, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, do të caktojë me Dekret datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Duke marrë në konsideratë rëndësinë dhe interesin e lartë që kanë zgjedhjet vendore në Republikën e Shqipërisë, kërkojmë vënien në dispozicion nga ana juaj, të vendimit “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” të vitit 2019. Ju faleminderit,”- shkruhet në dokument.