Plāgosi policin, arrestohet shqiptari në Greqi

281
Sigal

Policia greke ka arrestuar pas disa ditësh kërkime një shqiptar në ishullin Antipaxos pasi gōditi me sende të forta një efektiv policie.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ishullin Paxos, ndërsa pasi goditi efektivin e policisë, emigranti shqiptar është larguar nga aty duke shkuar në ishullin Antipaxos me qëllim fshehjen.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga hetuesi i Korfuzit për tentativë vrāsjeje. Me këtë akuzë ai u dërgua në gjykatë.

Ndërkohë, oficeri policor që shërben në Drejtorinë e Policisë së Korfuzit është ende duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 424 të Selanikut me lëndime të rënda në kokë, por pa rrezikuar jetën e tij.