Flet nëna e vajzës që u mbyt në Velipojë: Më tha do të pi kafe me një shok

341
Sigal

Nëna e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt tre ditë më parë në plazhin e Velipojës pasi kishte dalë për xhiro me Indrit Bajraktarin, ka deklaruar përpara grupit hetimor se e bija i kishte thënë se do dilte për kafe me një shok.

Nëna ka pranuar se i ka dhënë leje të bijës, pa dhënë detaje të tjera lidhur me raporton me 25-vjeçarin.

Enisa Doda

“Vajza më ka thënë po dal të pi kafe me një shok dhe unë i kam thënë në rregull”, është shprehur nëna e të ndjerës, raporton Abc News.

Ndërkohë Indrit Bajraktari ende nuk ka folur para grupit hetimor, duke deklaruar se do të flasë para gjykatës.

Indrit Bajraktari

Ndërkohë në momentin e arrestimit, ai i ka qëndruar të njëjtës alibi si në përgjigjen ndaj punonjësve të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit se vajzën e kishte lënë në breg me xhaxhain e saj.