Policia bullgare në protestë, kërkon rritje pagash

503
Zakonisht janë përballë protestuesve, por këtë herë policët në Bullgari kanë vendosur që të organizojnë vetë një protestë për të promovuar kërkesat e tyre, mes të cilave paga më të larta dhe kushte më të mira pune.
Mijëra policëve, ju bashkuan zjarrfikësit dhe punonjës të tjerë të Ministrisë së Brendshme në Sofje për të shprehur zhgënjimin e tyre ndaj autoriteteve të larta, sidomos dikasterit të tyre.
Protesta e policisë është shfaqja e parë e zemërimit në vendin më të varfër të BE-së ndaj qeverisë vetëm dy muajshe që udhëhiqet nga partia GERB. Bullgaria ende po lufton kundër korrupsionin masiv dhe krimit të organizuar dhe sipas ekspertëve, policia, prokuroritë dhe sistemi gjyqësor duhen reformuar patjetër.
Duket se këtë mendim kanë edhe policët bullgarë, megjithëse protesta e tyre kishte objektiva të tjerë. Protesta në Sofje i nxit edhe nga një deklaratë e mëhershme e Ministrit të Brendshëm Valentin Radev, i cili tha se këtë vit nuk do të ketë rritje pagash. Por sindikata e policisë kërkoi një rritje page prej 15 deri në 20%, pajisje të reja, mes të cilave me urgjencë janë kërkuar uniforma të reja.
Policët kërcënuan me përshkallëzim protestash nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Policët në Bullgari nuk lejohen që të hidhen në grevë, të kenë një punë të dytë apo t’i bashkohen një partie politike, dhe ndryshimi i ligjit për policinë ishte një prej kërkesave të protestës, megjithëse organizatorët nuk dhanë detaje se cilët pjesë duan të ndryshojnë.
Sigal