Finalizohet operacioni i kthimit të shqiptarëve të Sirisë, në Shqipëri do të nisë puna për riintegrimin e tyre

509
Sigal

Pasi u mendua se 26 shqiptarë u vranë në luftën krah ISIS, 73 të tjerë gjenden ende në zonën e luftës në Siri, konfirmojnë të dhënat e Komisionit Europian.

Pas rastit pozitiv dhe të bashkimit të Alvin Berishës me babin e tij dhe motrat, pritet që të kthehen në vendin e tyre dhe shqiptarët e tjerë.

Agron Sojati: Koordinatori i qendrës kundra ekstremizmit të dhunshëm

“Shqipëria është në përfundim të planit të veprimit për pjesën e anëtarëve që pret të kthehen dhe të riintregrohen duke pasur një bashkëpunim shumë të afërt dhe dinamik me institucionet e zbatimit të ligjit, me prokurorinë, me policinë por edhe me pushtetin vendor.. njëkohësisht duke adresuar edhe komponentët e tjerë, social, ekonomikë, psikiatrik dhe edukativ.

“Pritet që të kthehen, kam informacion sepse punoj për një organizatë të shoqërisë civile që bashkëpunon me qendrën kundra ekstremizmit të dhunshëm dhe sapo të kthehen do të nis menjëherë puna për rehabilitimin e tyre”.

Finalizimi i operacionit të kthimit të shqiptarëve të Sirisë, mes skeptikëve për rrezikun që mund të sjell ardhja e tyre, më së shumti has me mirëkuptimin dhe gatishmërinë e shqiptarëve që jetojnë këtu për t’i ndihmuar.