Italia jep lajmin e mirë, zbulon vaksinën kundër koronavirusit

758
Sigal

Një lajm i mirë ka ardhur nga Italia.

Shteti italian ka arritur të gjejë vaksinën e duhur për të izoluar koronavirusin.

Roberto Speranza, ministri italian i Shëndetësisë ka dhënë lajmin e mirë gjatë një konference për shtyp.

Ai ka bërë me dije se zbulimi është arritur nga Instituti Kombëtar Italian i Sëmundjeve Infektive Spallanzzani.

“Tani kemi më shumë mundësi për ta bllokuar sa më mirë e shpejt përhapjen e këtij virusi,” deklaron ministri italian në selinë e Institutit të Sëmundjeve Infektive të Romës.

Në këtë Institut qëndrojnë të izoluar prej disa ditësh çifti i turistëve kinezë të infektuar nga coronavirusi.

Sipas mediave italiane, mjeku Giuseppe Ippolito deklaron se “zbulimi i tyre do të vihet në dispozicion të komunitetit shkencor ndërkombëtar e Italia do të jetë ndërmjetëse referuese për testimet e diagnozës e vaksinës kundër koronavirus.”

Coronaviursi deri tani ka marrë 304 jetë njerëzish dhe ka prekur mbi 14 mijë të tjerë.