Fillon protesta para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

226
Sigal

Sot është protesta e dytë që mbahet nga qytetarët para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Edhe pse kushtet atmosferike nuk janë në krahun e tyre, shoqëria civile vijon betejën me çadra nën shi.

Qytetarë të shumtë me çadra në duar janë mbledhur para Kryeministrisë për të kërkuar mos ngritjen e çmimeve si dhe uljen e atyre që janë ngritur, siç është çmimi i bukës.

Gjatë ditës juristi Adriatik Lapaj, tha se kjo është një çështje për të cilën duhet protestuar. Gjithashtu ai theksoi se qëllimi u arrit deri diku për aq kohë sa nga protesta e mbajtur të hënën e kaluar, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët dhe biznesin e vogël.