Enkelejda Hoxha kërkoi gjykim të shkurtuar, Gjykata merr vendimin

181
Sigal

Gjykata ka paranuar ditën e sotme kërkesën e Enkelejda Hoxhës dhe 9 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Seanca do të mbahet në datë 25 tetor.

Ditën e sotme, ish-gjyqtarja e Krujës dhe 9 të arrestuarit e tjerë me urdhër të SPAK në shkurt 2021, kërkuan gjykim të shkurtuar.

Enkelejda Hoxha akuzohet për abuzim me detyrën dhe korrupsion, pasi dyshohet se ka liruar nga burgu disa të njohur si të fortët e vendit.

Hoxha njihet për favorizimin që ka bërë për lirimin e Endrit Doklës e Hekuran Billës. Ky i fundit është ekzektuar me armë zjarri.

Më 7 nëntor të vitit 2017, Enkeleida Hoxha liroi nga burgu Genci Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Genc Tafili është liruar në vitin 2017 me kusht nga Gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Po në nëntor të 2017-ës, gjyqtarja Enkeleida Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tri herë.

Para disa ditësh, Gjykata e Posacme rrëzoi kërkesen e Enkelda Hoxhes ish-gjyqtares se Krujës, e cila kerkonte kthim të vlerës monetare të sekuestruar në banesën e saj gjatë kontrollit.

Sipas ish-gjyqtares lekët e sekuestruara jane pensioni dhe kursimet e prindërve dhe u duhen atyre nevoja jetike.