”Kishin kryer të paktën 15 importime”, mediat italiane: Përmbajtja e mbetjeve të kapura të qartësohet, kompania deklaroi se….

469
Sigal

Mediat italiane kanë komentuar kapjen e mbetjeve të rrezikshme të kapura në Vlorë të cilat ishin importuar nga Italia.

Ato shkruajnë se dy kompanitë ”Delfini 1”, e cila ishte dhe urdhëruesja, si dhe ”Kormuzi” kishin kryer të paktën 15 importime të tjera nga Italia drejt Shqipërisë.

Por ende nuk dihet niveli i rrezikshmërisë së mbetjeve ndërkohë që mediat italiane thonë se përmbajtja e tyre duhet të qartësohet.

Ndër të tjera ”Delfini 1” ka deklaruar se po pastronin kimikate në Shqipëri kurse çështja tashmë i ka kaluar SPAK-ut.

Për ngarkesën e ardhur me anë të tragetit të linjës Brindisi- Vlora janë arrestuar 6 persona ndër të cilët Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.

Në një operacion të planifikuar Policia gjeti në traget qese të zeza me asbest dhe fuçi të cilat mbajnë shenjën ENI, me substanca të dëmshme u grumbulluan në traget.