Fillojnë arrestimet në protestën kundër marrëveshjes së detit me Greqinë

226
Sigal

Një grup qytetarësh, së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile, kanë mbajtur pasditen e sotme një protestë në kryeqytet. Kauza e protestës së tyre ishte mungesa e transparencës në lidhe me negociatat dypalëshe për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Pak pasi nisën protestën e tyre ata u shoqëruan me dhunë nga ana e Policisë së Shtetit. Tubimi u zhvillua rreth orës 18:00, ndërsa protestuesit, të paktë në numër, mes të cilëve edhe ambientalisti Sazan Guri kërkuan transparencë nga qeveria për zgjerimin e Greqisë në Jon me 12 milje.
Por policia i ka shoqëruar, pasi grumbullimet nuk lejohen për shkak të pandemisë, ndërsa protestuesit akuzohen edhe për mos bindje ndaj urdhrit.