Fier, zhduket 14-vjeçarja, e ëma ngre alarmin në polici

35
Sigal

Një vajzë e moshës 14-vjeçe është zhdukur në qytetin e Fierit. Denoncimin në polici e ka bërë e ëma e 14-vjeçares, e cila ka deklaruar se vajza është larguar nga banesa të enjten, 3 gusht dhe nuk është kthyer më.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës së mitur. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“Më datë 03.08.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja A. T., 38 vjeçe, se në të njëjtën ditë i është larguar nga banesa, vajza e saj 14 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 14-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.