Festë me kokainë dhe kanabis përtej orës 22:00, arrestohen pesë persona

163
Sigal

Pandemia dhe kufizimi i orareve pas ores 22:00 nuk i ka penguar disa persona të bënin një festë duke thyer rregullat dhe duke zhvilluar një aktivitet kriminal.

News 24 raporton se policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona pasi janë kapur me kokainë dhe kanabis pas orës 22:00 në një restorant.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant peshku në zonën e Kinostudios në kryeqytet. Në bazë të informacioneve policia shkoi për kontroll në këtë lokal pasi ai qëndronte hapur tej orarit të lejuar.

Pas kontrollit policia gjeti një sasi të vogël kokaine dhe kanabisi dhe njëri prej personave në tavolinë kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.