Berati, qytetit që i mungojnë institucionet kulturore

1259
Sigal

Bashkia, përgjegjëse për humbjen e vlerave muzeale, nuk shfrytëzon godinat ekzistuese për ekspozimin e tyre

Qyteti i Beratit njihet për kulturën dhe vlerën muzeale që ai mbart prej qindra vjetësh. Këto vlera, tashmë kanë mbetur në harresë të madhe si për turistët vendas dhe ata të huaj. E gjithë historia e këtij qyteti sot është pluhurosur nëpër bodrumet e godinave, të cilat ndodhen të harruara nga pushtetarët e të gjitha qeverive demokratike. Ish-muzeu historik i qytetit që në përbërje të tij mban një histori shekullore, ku tregon se ky qytet është i veçantë nga të gjithë qytetet e tjera të vendit, realisht nuk ekziston më. Muzeu në kohën e sistemit komunist, ishte vendosur në një godinë muzeale e ndërtuar më një model karakteristikë muzeal, i cili vizitohej nga shumë turistë të Europës Lindore, por dhe ato perëndimore. Me ardhjen e demokracisë, filluan dhe veprimet dashakeqëse ndaj këtyre vlerave, të cilat gjerë në ato momente nuk ishin prekur aspak… por gjatë kohës së trazirave të 1997-s një pjesë e tyre u vodhën. Ajo pjesa tjetër që mbeti u vendosë në një dhomë shumë të vogël në pallatin e kulturës “Margarita Tutulani”. Pasi ish-godinës që ishin strehuar këto thesare të pazëvendësueshme i doli pronari dhe çdo gjë me vlerë muzeale, u vendos në këtë dhomë. Më pas një tjetër veprim u krye, edhe këtë dhomë bashkia e mbylli fare duke hequr dhe punonjësin e muzeut. Tashmë nuk dihet fati i atyre vlerave që kanë mbetur. Dihet se qyteti i Beratit është qytet muze dhe si i tillë e ka të nevojshme muzeun historik për të treguar historinë e tij.

Faji i bashkisë

Për t’u njohur me historinë e këtij qyteti vijnë shumë turistë vendas dhe të huaj. Ata sapo zbresin në qytetin e Beratit, të befasuar nga bukuritë e natyrës dhe vlerat muzeale kërkojnë për të gjetur muzeun historike, ku do të njihen më shumë me historinë e një qyteti me vlera të shumta muzeale dhe kulturore. Kur ata turistë njihen me situatën, se ky qytet nuk ka muze, befasohen dhe të çuditur largohen duke u shprehur se është e çuditshme se një qytet muze nuk ka muze. Shumë specialistë shprehen të shqetësuar, për gjendjen e krijuar në këtë qytet. Ata thonë se, bashkia ka shumë mundësi për të hapur një muze. Por bashkia shumë godina i lë të amortizohen dhe nuk merr mundimin që të restaurojë një nga ato godina që nuk janë në funksion. Por me pretekstin e mungesës së fondeve justifikohet gjatë gjithë kohës. Asnjë drejtues apo person i veshur me pushtet, nuk ka të drejtë t’i humbasë një qyteti me histori kulturore, vlerat muzeale, ku ato dhe të pasqyrohen në muze. Nuk dihet se si do t’u justifikohen këta pushtetarë brezave të ardhshëm kur të pyesin se ku është muzeu apo historia e këtij qyteti?

Godina

Dihet se Berati prej vitesh ka trashëguar një merkato dhe pazaret e vjetra. Gradualisht me rregullimin e territorit të qytetit, shumë pazare apo godina janë shkatërruar për të zbardhur hapësirat e këtij qyteti. Dhe më pas qytetarët e kishin një merkato model me një ndërtim karakteristikë, ku dhe vetë qytetarët krenoheshin. Kjo merkato ka një sipërfaqe të madhe dhe aktualisht ishte dykatëshe, e cila shfrytëzohej për tregtimin e mallrave të ndryshëm ushqimore. 6 muaj më parë me pretekstin se kjo godinë nuk plotësonte kushtet higjieno-sanitare, u mbyll  me urdhër të pushtetarëve vendor. Për çudi dyert e ish-merkatos u mbyllën dhe nuk janë hapur më. Më pas në Këshillin e Bashkiakë mësohet se, do ta marrë një firmë për ta restauruar, por kanë kaluar 6 muaj dhe kjo godinë po amortizohet akoma më shumë. Më mirë do të ishte që kjo godinë të shndërrohej në një muze, pasi si godinë ish-merkatoja është e madhe dhe është e ndërtuar në qendër të qytetit, vendi është i përshtatshëm për të ekspozuar vlerat muzeale të munguara prej vitesh. Bashkia duhet të mendoj më shumë për të ardhmen e qytetit. Jo çdo gjë duhet të mbaroj me një fjalë, se nuk ka fonde. Gjithashtu, në Berat nuk është në funksion as kinemaja, e cila është rikonstruktuar vitet e fundit.