Javën e ardhshme, rrebeshe dhe dëborë në Shqipëri

159
Sigal

Java e ardhshme do të sjellë një përkeqësim të ndjeshëm të motit në vendin tonë. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, shkak do të bëhet ardhja e rrymave më të ftohta nga veriu i Evropës.

Gjatë së hënës dhe të enjtjes pritet që vendi të përfshihet nga rrebeshe. Po kështu parashikohen reshje dëborë në veri e verilindje, që për shkak të temperaturave të ulëta do të zbresin deri në lartësinë 900 metra nga niveli i detit.

Edhe deti pritet të ketë një forcë deri në 5 ballë. Moti i keq ka përfshirë ndërkohë fqinjin tonë Greqinë ku janë shënuar edhe përmbytje të qindra shtëpive.