Nuk kishin ardhur për futboll, por për dhunë, 80 huliganë kthehen në Itali

58
Sigal

Dita e djeshme dhe deri në orët e vona të natës nuk ka qenë e qetë për kryeqytetin, pasi tifozeritë e Feyenoord dhe më shumë ata të Romës kanë krijuar mjaft trazira.

Për 80 huliganë italianë, eksperienca në Shqipëri ka zgjatur më pak nga çmund ta kishin imagjinuar, pasi policia i ka kthyer mbrapsht në Itali.

Ata janë shoqëruar në portin e Durrësit rreth orës  2 të mëngjesit të sotëm dhe janë nisur 6 orë me vonesë dhe sipas burimeve edhe gjatë pritjes ata kanë krijuar probleme.

Mbajtja larg e elementëve të rrezikshëm është konsideruar si zgjidhje për mbajtjen nën kontroll të situatës.