Falja e qindarkave për biznesin e vogël, manipulim për legalizimin e miliardave të drogës

Engjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”

NOA

Zyrtarizohet vendimi i kryeministrit Rama. Bizneset e vogla nuk do të paguajnë tatim fitim në 2020, dhe për të mëdhatë shtyhet deri në shtator 2021. Ky vendim sipas qeverisë është marrë si një masë mbështetëse ndaj pasojave të Covid-19, bizneset e vogla me qarkullim nga 5 në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim fitimi në vitin 2020 (që është 5%), ndërsa bizneset deri në 5 milionë lekë e kanë me ligj zero tatim fitimin. Akti Normativ për ndryshimet në tatimin për të ardhurat, përcakton që “Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e parapagimeve të tatim-fitimit të vitit 2020 nuk do të paguhen.”Për bizneset e mëdha parashikohet shtyrje e tyre deri në shtator 2021, por jo falje. Por çfarë përbënë në vetvete ky Akt Normativ dhe sa efekt ka në ekonominë e vendit dhe sa do të ndikojë kjo vendimarrje në arkën e shtetit. Sigurisht kjo është një fyerje jo vetëm për inteligjencën e ekspertëve të ekonomisë dhe financave por edhe për vetë tregtarët të cilëve gjohja ju falë tatim –fitimi, por nuk thuhet asnji fjalë se përse shteti nuk merë përsipër të paguajë qiratë, taksën e tabelave, taksat locale, ujin, dritat etj.

Biznesi i madh është i falimentuar pa biznesin e mesëm dhe të vogël. Nga 4 miliard euro fitime Rama falë 2.8 milion euro ose 0.1%

Kryeministri Rama njofton se do të fali tatim fitimin e biznesit të vogël për vitin 2020. Por në fakt kjo është e papërfillshme. Po të shikojmë vitin 2019, të ardhurat nga biznesi i vogël përbëjnë më pak se 0.1% e të ardhurave gjithsej. Dmth nga 460.4 miliard të ardhura vetëm 0.35 miliard realizohen nga biznesi i vogël (355 milion lekë ose 2.8 milion euro). Pra sikurse shihet kjo falje është qesharake dhe më shumë ka efekt propagandistic nga ana e kryeministrit Rama. Biznesi i vogël ,I mesëm dhe i madh janë në sibiozë të plotë me njëri tjetrin, dhe lehtësirat duhet të jenë në raport të drejtë për të tre këto biznese ,në të kundërt çmimet dhe kostoja do të bjerë mbi qytetarët. Nga viti 2013 që “rilindja” erdhi në pushtet çmimi i energjisë u rrit me 23% dhe sot shqiptarët paguajnë mesatarisht nga 70 -100 mijë lekë,duke future brënda çmimit edhe administratorin e shkallës. Uji edhe pse i papishëm nga qeveria socialiste me 5 fishin e çmimit. Pra nga 7 mijë lekë që paguhej deri në 2013, sot faturat e mbushura dhe me llojë-llojë taksash ka arritur mesatarisht në 25 -30 mijë lekë. Dhe nëse qeveria Rama e kishte seriozisht duhej ta fillonte me faljen e dritave, e ujit që duhet për të larë duart, sapunit falas. Por kjo gjë nuk ndodhi dhe qeveria gjohja dha 260 mijë lekë ndihmë dhe nga këto 130 mijë i merë përsëri duke i lënë qytetarët që me 130 mijë lekë të paguajnë ilaçet, bukën ,qiratë e shtëpisë, kreditë dhe të gjitha nevojat e tjera. Të mos harrojmë që uji nuk pihet por blihet tek kompanitë oligarke të supermarketeve dhe korporata e energjitikës është e zhytur në borxhe e kredi edhe pse e ka rritur çmimin me 23%. Ku shkuan këto para ? Kush favorizohet me rritjen e çmimit dhe kush po i grabit paratë e kredive të marra. E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Edi Rama ,në vend të shtynte pagesën e energjisë dhe ujit për dy muaj duke i shtrirë pak nga pak deri në fund të vitit ,urdhëron ujsjellsin dhe OSSHE të vendosin fatura afrofe me çmimin e kripur të një viti më parë.

Shteti i padrejtësisë, ‘Rilindja”, legalizon miliardat e drogës.

Biznesmenët e drogës do të paguajnë 5% për deklarimin e menjihershëm, kurse për bizneset që respektojnë ligjin dhe shtetin e së drejtës tatimi është 15%. Kjo është një papërgjegjshmëri dhe fyerje për njerzit e ndershëm dhe favorizim për trafikantët dhe grupet kriminale. Po si ka mundësi që atij që ushtron biznes të pastër i kërkohet të paguajë më shumë se ai që meret me trafiqe, krime, drogë, vrasje, allishverishe. Përfitojnë trafikantët,kriminelët, grabitësit, banditët që u përdorën për për mbledhjen apo blerjen e votave, por jo bizneset të cilat u mbyllën nga qeveria. Dhe turpi më i madh për këtë qeveri ka të bëjë me urdhërin arbitrar ku mbyllen bizneset dhe këtyre të fundit u jepet urdhër të marin kredi në banka. As më shumë dhe as më pak kjo është papërgjegjshmëri ,pasi qeveria kërkonë të mbajë në këmbë PPP e shëndetsisë që kapin shifrat e rreth 560 milion eurove, apo atë të djegjes së plehrave që arrijnë në 410 milion euro. Këto dy PPP që shkojnë rreth 1 miliard do të mjaftonin që vendi ynë dhe ekonomia familjare, publike dhe biznesi ta kalonin pa e ndjerë krizën e Covid-19. Por arka e shteti është bosh se paratë janë bërë rrush e kumbulla duke shkuar tek oligarkët e lidhur me qeverinë.