Meta: Do rikthejmë llogaridhënien, mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje për largimin e njerëzve

89
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me mbështetësit e kësaj force politike në zonën e Freskut në kryeqytet së bashku me kandidaten për këshilltare në Bashkinë e Tiranës, Silva Caka.

Meta ka deklaruar se në 14 Maj, ditën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri, do të rikthehet llogaridhënia në vend. Ai shtoi më tej se mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje për largimin masiv të njerëzve nga vendi, por mbështetja e politikave në interesin e tyre.

“Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje për largimin e njerëzve, por mbështetja e politikave në interes të tyre. Kjo është vendimtare për një shoqëri, që transmeton vitalitetin e saj te fëmijët në radhë të parë dhe përmes tyre arrin të ketë një të ardhme solide. Kosova nuk është më e pasur se ne! Kemi buxhet 2 herë më të lartë se ata, por ata kanë të ardhura më të larta. Nuk është normale që Mali i Zi e paguan mësuesen 9900 euro në vit, dhe ne 4200 euro në vit. Është e pamundur të sigurohet mbijetesa. Me buxhetin e bashkisë mund të ishin rregulluar dhe rrugët e Parisit, jo më ato të Tiranës. 14 Maji është dita kur do rikthehet llogaridhënia në Shqipëri”,- u shpreh Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është takuar dhe me shtabin elektoral të kandidatit të opozitës për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxhën. Meta thekson se qeveria aktuale ka ndërruar 5 kryetarë dhe e ka falimentuar këtë bashki. Në 4 vjet “Rilindje”, ndërroi 5 Kryetarë Bashkie dhe falimentoi atë , ndërsa rrugët e Domjes dhe Vorës janë ku thërret qameti. Ndaj të vrapojmë drejt 14 Majit për të nisur një erë të re për Vorën dhe për Shqipërinë.