Zgjedhjet vendore, propozohen 9 emra për kandidatin për Kryebashkiak të PS në Librazhd, konfirmohet Berati

149
Sigal

Partia Socialiste zyrtarizon Ervin Demon për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Beratit. Drejtuesi politik i Beratit Bledi Çuçi bëri me dije lajmin… Në mbledhje u shpreh se kishte besim tek kandidatura e Demos, duke e cilësuar rizgjedhjen e tij si rezultat të punës që ka bërë këto katër vite.

Asambleja e Partisë Socialiste e Bashkisë Librazhd është mbledhur gjatë kësaj jave që po mbyllet dhe ka zhvilluar konsultime serioze me bazën, e cila ka propozuar kandidatët për në këshillin e ri bashkiak dhe kandidaturat për kryetar të kësaj bashkie. Ajo që ka rënë në sy gjatë konsultimeve dhe diskutimeve ishte fakti që propozimet për kandidatët për kryetar ishin të shumta dhe në këto propozime dominuan kandidatët, që kanë qenë dhe që aktualisht janë drejtues në Drejtoritë më kryesore, si ajo e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Spitalit Lokal, Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria e Shëndetit Publik si edhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit. Ndërsa kanë munguar propozime të kandidaturave nga Shoqëria Civile apo personalitete nga fusha të ndryshme. Në këtë listë është përfshirë edhe kreu aktual i kësaj Bashkie, Kastriot Gurra, i cili për dy mandate radhazi ka drejtuar Librazhdin duke synuar kandidimin për një mandat të tretë si edhe Kryetarja e PS, Fatbardhja Qatja.

Aktualisht postin e kryebashkiakut të Librazhdit e mban Kastriot Gurra, ndërsa ai është një ndër emrat e propozuar nga Asambleja e PS. Ende nuk dihet nëse Rama do t’a rikandidojë ndërsa lista e plotë e kandidatëve për kryebashkiak do të bëhet publike më 25 mars.

Lista e propozuar për kandidatë për kryetar bashkie nga Asambleja e PSSH Librazhd
1-Kastriot Gurra
2-Hysni Hoxha
3-Enver Shkurti
4-Fatmir Brazhda
5-Asllan Musta
6-Bledar Hima
7-Fatbardha Qatja
8-Mariglen Disha
9-Ermal Kurti