Vodhën pjesën metalike të urës dhe e shitën për skrap/ Reagon Autoriteti Rrugor Shqiptar: Fillojmë riparimet! Do të dënohet ashpër çdo abuzues…

122
Sigal

Reagimi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpreh shqetësimin lidhur me ngjarjen e ndodhur në urën e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit, ku persona tashmë të ndaluar nga policia, kanë vjedhur elementet metalike të kësaj vepre arti, për t’i shitur për skrap.

Duke dënuar këtë ngjarje, e cila dëmton sigurinë rrugore dhe krijon rrezik për përdoruesit e automjeteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar siguron opinionin publik se nuk do të tolerojë asnjë rast të tillë dhe së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese do të kërkojë ndëshkimin me forcën e ligjit për çdo abuzues, gjithashtu menjëherë janë marrë të gjitha masat për riparimin e këtij dëmi duke kthyer në normalitet gjendjen e urës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzues, për të bërë të mundur reagimin në kohë dhe marrjen e masave për të mos pasur asnjë problematikë në akset rrugore.