Identifikohen eshtrat e gjetur në Fushë Kuqe, i përkasin Mariglen Gjonajt të zhdukur 7 vite më parë (Historia e adoleshentit që mbante me vete 10 milionë lekë bizhuteri dhe orë ROLEX)

175
Sigal

Janë identifikuar eshtrat e gjetura më 3 prill të këtij viti në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Autoritetet bëjnë me dije se eshtrat i përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonajt, i cili rezultonte i zhdukur që nga 2015 ku dyshohet se është grabitur.

Ngjarja
Gjona u raportua i zhdukur nga familjarët e tij, pasi ishte larguar nga banesa, me destinacion shkollën, ku e priste një aktivitet. I riu ka qenë në klasën e 10, dhe sipas familjarëve në ditën që është zhdukur ai ka pasur me vete bizhuteri me vlerë 10 milionë lekë të vjetra, përfshirë një orë të markës ROLEX.

Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj apelonte asokohe për ndihmën e shtetit në gjetjen e tij.

Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij. Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer.

Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, u shpreh asokohe nëna e 16- vjeçarit, Luljana Gjonaj.

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrejtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”, deklaronte e ëma para 7 viteve.