Dy vjet pa transport publik/ Banorët e Dropullit në protestë: “Boll me përralla”

136
Sigal

Transporti publik në 17 fshatrat e Dropullit të sipërm ka dy vjet që është ndërprerë. Banorët kanë protestuar dhe kërkojnë nga bashkia që ta zgjidhë sa më parë këtë problematikë.

Sipas tyre udhëtimi me taksi për në Gjirokastër ju kushton rreth 5 mijë lekë dhe nuk mund ta përballojnë.

“Nuk është i thjeshtë problem, zona jonë I ka fshatrat e largët. Kemi nevojë për furgon apo autobus, duhen ndihmuar pleqtë tanë. Për të shkuar nga Koshovica në Jorgucat e taksi shkon 20 mijë lekë, të shkojë në Gjirokastër do 45 mijë lekë”, shprehet një banor.