Falen gjobat dhe anulohen vendimet për patentat e bllokuara

337
Sigal

Qeveria ka miratuar sot me 95 vota pro, gjashtë kundër, tre abstenim aktin normativ për faljen e masave ndëshkuese vënë qytetarëve para ndryshimeve të Kodit Penal.

Disa ditë më parë u botua në Fletoren Zyrtare akti normativ i Qeverisë që fal gjobat dhe kthen patentat e marra për tre vjet dhe makinat e bllokuara po ashtu për shkelje gjatë këtyre javëve kur vendi ka qenë në izolim.

Rama tha pak ditë më parë se i cili tha se mjetet e patentat do t’u kthehen të ndëshkuarve, jo sepse nuk gabuan, po sepse “sidoqoftë jemi një familje e madhe në një situatë të jashtëzakonshme, ku edhe ata që u nxituan meritojnë sot teksa lufta vazhdon, një shans të dytë në vend të një halli më shumë!”