Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje mbi numrin e të prekurve në vend. Deri tani numri total ka shkuar në 773 persona të prekur. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shtuar shtatë raste të reja.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë është shpreh se deri tani nuk ka asnjë punonjës të kompanive të call center pozitivë me koronavirus.
Ndërsa u shpreh se vatra e koronavirusit vazhdon të jetë në fasoneritë e Krujës si edhe është bërë gjurmimi i kontakteve të punonjësve të prekur.
Pyetje-përgjigje:
Sa ka shkuar numri i gazetarëve të prekur?
Nga raportimi i fundit nuk kemi ndryshime.
A ka të prekur në kompanitë call center dhe nëse po sa?
Nuk na rezulton të kemi raste pozitive
Ku janë fasoneritë me të prekur?
Nga hetimi epidemologjik, shpërthimi lidhet me fasoneritë e Krujës dhe më pas është bërë gjurmimi i kontakteve.