I infektuari me koronavirus në Kurbin, prej ditësh i shtruar në spital

335
Sigal

Një tjetër rast i prekur me COVID-19, u regjistrua në Kurbin, në 24 orë.

Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Burime për “ABC News” bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pacient i cili ishte shtuar prej disa ditësh në spitalin COVID- 2 “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se pacienti ishte shtruar në spital me pneunomi dhe pas testit të bërë rezultoi me koronavirus.

Ndërkohë në 24 orët e fundit tek kontaktet e personave të prekur në Kurbin, janë bërë gjashtë testime të cilat kanë rezultuar negativ.