Zgjerohet harta në Mirditë, si u infektua me koronavirus çifti i të moshuarve

332
Sigal

Në Mirditë janë infektuar një çift të moshuarish.

Ata janë prindërit e policit të burgut 313 në Tiranë, i cili u konfirmua më herët me COVID-19.

Ai kishte qenë për vizitë tek prindërit në fshatin Vele të Mirditës.

Ndërkohë janë marrë tamponët edhe për persona të tjerë të kontaktit.

Dy të moshuarit që aktualisht ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre pa probleme serioze.

Ndërkohë rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Nga rastet e reja, nëntë janë në Tiranë, të gjitha kontakte të personave të konfirmuar pozitiv më parë.

Dita e djeshme shënoi rekord tjetër të prekurish, pasi u regjistruan 29 raste të reja, 20 prej të cilave në Tiranë.

Duket se Tirana mbetet vatra më e madhe e koronavirusit në vend.

Pas saj vijnë qytetet Shkodra, Kruja, Durrës, Fieri, Korça, dhe më pak raste në rrethe të tjera.

Në total numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 678 raste, ndërsa numri i të shëruarve shkon në 394 raste.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja, shkon në 678 numri i të prekurve
Deri tani, 58% e të prekurve janë shëruar. Vijon i qëndrueshëm numri i të shtruarve në spital.

Dr. Eugena Tomini

Instituti i Shëndetit Publik

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19. Nga totali i rasteve të dyshuara janë testuar 36 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë për Sars-Cov2.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 15 raste pozitive me COVID19.