Detaje nga Kukësi, si u infektua me koronavirus polici

323
Sigal

Gjatë ditës së sotme u njoftua edhe një rast i ri infektimi në Kukës dhe bëhet fjalë për një punonjës policie.

Në radhët e  efektivëve blu të Kukësit do të bëhen edhe dhjetë tamponë për të parë nëse ka të infektuar të tjerë me koronavirus.

Një burim i drejtorisë së vendore të policisë thotë se ky rast mund të jetë i izoluar ndërsa mendohet burimi ka qenë e shoqja e efektivit të prekur tashmë, e cila punon si infermiere në spitalin e Kukësit, ndonëse kjo e fundit pas verifikimit ditë më parë ka rezultuar negative.

Efektivi i policisë i infektuar me covid-19 është vetizoluar në banesë.