“Është tronditëse”, flasin banorët pas vrasjes në Peqin: Është bërë si program tani, vrarë këtu, vrarë atje

188
Sigal

Lajmi për vrasjen e bashkëfshatarit të tyre, ndërkohë që ka për autor një tjetër bashkëfshatar është tronditës.

Ata shprehen se i njihnin viktimën dhe autorin, teksa flasin për lajmet e kronikës të shpeshta duke këshilluar njerëzit të mos grinden e shahen.

“E njihnim njeri i mirë. Këtu në Shqipëri kështu po ndodhin ngjarjet. Shohin televizor, është bërë si program tani kjo punë. Vrarë këtu, vrarë atje. Sigurinë çdo njeri e di vetë që të mos ketë problem me asnjë.

Mos u grind, mos shaj, mos fol keq se për këtë po i ngel qejfi njerëzve ime. Jo pse më shave.

Mërziten gjithë ditën në kafe dhe kur vjen fund si rezultat e kam një hekur në shtëpi dhe po shkoj ta përdor. Mendje e pakët”, thotë një banor.

“E njoh se është këtu nga Gjocaj. Të dy fshatarë nga Gjocaj janë. Nuk di gjë për konflikte.

Tronditëse është se është shumë e rëndë por nuk e di si qe problemi. Viktima e kemi pas njohur se e kemi pasur pjesëtar të kabllorit nga zona jonë”, shprehet një tjetër.

“Autorin nuk e njoh. Viktima shumë djalë i mirë. Por këtë që ka qëlluar nuk e njoh”, thotë një tjetër banor.