“Është bërë si Nastradini”, naftëtaret i përgjigjen Ramës: Të na japë paratë, pastaj flasim

57

Naftëtaret kanë reaguar pas komunikimit të kryeministrit Edi Rama, i cili bën thirrje të heqin dorë nga greva dhe të ulen të bisedojnë, ata janë shprehur se pranojnë të flasin, por nuk do ta ndërpresin grevën.

“Të na japë një letër, të na hedhë në bankë rrogat tona që kemi fituar me gjyq, pastaj ulemi e negociojmë. Ai gënjen gjithmonë është bërë si “nastradini”, u shpreh një prej grevisteve.

Naftëtarët kanë shprehur gatishmërinë për të biseduar, por në kushtet që greva e urisë të vazhdojë.