Lamtumirë humanisti dhe miku ynë i shtrenjtë Dr. Esat Pashaj 

561
Sigal

Engjëll Musai

Kryetar i Shoqatës  Atdhetare Kulturore “Tomorri”

Kur njerëzit humanë, solidarë dhe plot vlera individuale në shërbim të kombit, ndahen nga jeta, mbrapa mbesin vlerat e mira që ata kanë lënë për familjen, shoqërinë dhe  në veçanti për fushat ku kanë kontribuar. Me Doktor Esatin ashtu si qindra qytetarë, miq dhe dashamirës të tij, ruaj kujtime të jashtëzakonshme dhe mbresa të veçanta nga spitali i Çorovodës, por edhe si komshinj në lagjen “2 Dhjetori”. Dhe të shkruash për vlerat e tij shoqërore, humane, qytetare, profesionale duhen ditë të tëra dhe nuk mbarojnë, dhe që së shpejti në një speciale të veçantë do të shkruaj për Doktorin e mirë Esat Pashaj. Por në këtë ditë homazhi më duhet të falenderoj nga zemra mirësinë që ky njeri model shpaloste në punën e tij të përditshme. Njëkohësisht në këtë ditë të trishtë për ne që e kemi njohur dhe punuar me të, si dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij në Skrapar dhe kudo që ndodhen sot në Shqipëri dhe në botë, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmëve për ndarjen nga jeta të Dr. Esat Pashaj. Lamtumirë, miku ynë i shtrenjtë, lamtumirë! Fati dhe covid-19, po na ndajnë sot pa mëshirë!