Nëse PS do të marri maksimumin e votave në Berat, duhet të largojë Namik Doklen

556
Sigal

SITUATA POLITIKE/ Baza socialiste: Hallet tona na i zgjidhin vetëm deputetët beratas, jo ata të importuar

Një grup socialistësh, janë shprehur se, Qarku i Beratit, gjithmonë është drejtuar nga deputetë të importuar, por Berati, ka intelektualë të mirë që mund ta bëjnë detyrën e deputetit më mirë se Namik Dokle. Ne, -kanë thënë ata- nuk kemi ndërmend që të bëjmë biografinë e kandidatëve, por ne jemi për të patur në Qarkun e Beratit edhe kandidatura nga vetë qyteti, pasi Beratit nuk i mungojnë intelektualët. Berati ka aq shumë intelektualë saqë mund të përzgjidhen kandidaturat e mundshme dhe shumë të spikatura në fushën e politikës. Ne nuk kemi gjë me Namik Doklen, ai është një njëri dhe politikan i mirë, ka kryer detyra të ndryshme në qeveri dhe Parlament, por ai le të shkojë të kandidojë në vendlindjen e tij, në Kukës dhe jo në Berat. Me të drejtë, ata shprehen se, për hallet që do të kenë nuk do të shkojnë të kërkojmë Namik Doklen në Tiranë, kur mundësitë janë që deputetët të dalin nga Berati. Dhe realisht Berati ka deputetë shumë të mirë siç janë Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Erjon Braçe, Marko Bello etj., dhe këta deputetë i lidhin shumë gjëra me Beratin, sepse janë nga ky qark dhe për kandidaturat e tjera le t’ja lënë intelektualëve të Beratit që të zgjidhen deputetë, për në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo ‘sëmundje’ nuk është vetëm nga e majta, por dhe nga e djathta që në Berat sjellin kandidatura nga Tirana. Socialistët e pakënaqur me këtë kandidim të Dokles në Berat pranojnë që të kenë një numër të përzier deputetesh, por jo të gjithë deputetët të jenë të importuar. Nuk e kuptojmë janë shprehur disa socialistë, se çfarë e lidhë Doklen me Beratin? Kjo na ka shqetësuar shumë ne, beratasit. Por këtë pyetje le ta analizojë edhe vetë z.Dokle, se çfarë e lidhë atë me Beratin. Po të na pyetës neve atë e lidhë vetëm interesi që të zgjidhet deputet në Qarkun e Beratit dhe asgjë më shumë. Ai duhet ta kuptojë vetë që të largohet nga Berati dhe t’ja lërë vendin intelektualëve të mirëfilltë beratas. Hallet e Beratit i zgjidhin vetëm beratasit dhe jo kuksianët. Kuksianët le të kontribuojnë në vendin e tyre. Ne nuk ofendojmë njëri as krahinat, por veprimet që po kryhen me Qarkun e Beratit, ku shumë persona po vendosen për kandidim në këtë zonë, për të marrë mandatin e deputetit. Por ata duhet të largohen sa më parë në rast se, PS pretendon të marr maksimumin e votave, në të kundërt PS do të humbas një pjesë të konsiderueshëm të elektoratit. Socialistët e pyetur, të cilët kërkojnë që Dokle të largohet nga Qarku i Beratit i’u drejtuan Dokles – “Berati ka shumë halle z.Dokle, por këto halle nuk jeni ju në gjendje t’ja zgjidhni, ato i njohin dhe i zgjidhin vetë beratasit, të cilëve u dhemb Berati”.