Erisa Zykaj: “Kryeministri Rama  m’u soll me arrogancë  në Bruksel, duke më thënë të marr leksione anglisht”

565
Sigal

Gazetarja Erisa Zykaj, që është në Bruksel, dje bëri me dije për gazetën “Telegraf”, se kryeministri Rama, në takimin që pati me Presidentin e Bashkimit Europian, Donald Tusk, i është sjellë me arrogancë, pasi nuk i ka pëlqyer një pyetje që gazetarja ia drejtoi kryeministrit. Për gazetën “Telegraf”, gazetarja Erisa Zykaj, pohon: “Kryeministri i Shqipërisë më këshillon të marr më shumë leksione anglisht, pasi sipas tij nuk kam kuptuar një fjali të deklaratës së presidentit të Bashkimit Europian, Donald Tusk i cili tha “Shqipëria duhet të jetë po aq e arsyeshme dhe konstruktive në politikën e brendshme, sa ç’ është në politikën rajonale”. Unë tentova ta zbusja deklaratën e Tusk në pyetjen time duke thënë: “Shqipëria duhet të jetë po aq e suksesshme në politikën e brendshme sa ç’ është në skenën e jashtme”. Por edhe kjo nuk e ka shmangur arrogancën e tij. Në fakt, nuk ka nevojë të jesh shumë i zgjuar dhe as të kesh marrë leksione shtesë anglisht për të ditur, se Shqipëria është vendi që ka një vijueshmëri problematike të politikës së brendshme në kontrast me rolin e saj rajon. Kur i shtrova pyetjen e dytë për përshkallëzimin e kriminalitetit në vend, ktheu kokën nga ana tjetër. Të gjithë kolegëve europianë që asistuan dhe u vunë në dijeni të qëndrimit të tij, u befasuan nga ngjarja. Nuk e imagjinoni dot sa “sa mirë” ndihet një gazetar që trajtohet kështu nga kryeministri i vendit të tij, ndërkohë që respektohet nga përfaqësuesit e institucioneve europiane dhe organizmave me rëndësi si Shoqata Ndërkombëtare e Medias, në bordin e të cilit bën pjesë, apo Klubi i shtypit europian, ku është zv/president. Një pyetje kam unë : “Pse nuk u ankua kryeministri për anglishten time kur idrejtova pyetjet Maja Koçijançiç për ndeshjen Serbi-Shqipëri ??”