Nasip Naço takon në Spanjë kryeprokuroren: Bashkëpunim për reformën në drejtësi

515
Sigal

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë me ftesë të homologut të tij, ku është takuar me Prokuroren e Përgjithshme, Consuelo Madrigal si dhe Kreun e Komisionit të Drejtësisë së Parlamentit, Alfredo Prada. Bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në rëndësinë që paraqesin masat dhe iniciativat ligjore të ndërmarra apo në proces, nga të dy vendet, në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, terrorizmit dhe korrupsionit. Ministri Naço e njohu Madrigal me ndryshimit ligjore të realizuara në Shqipëri për t’i luftuar këto fenomene, si dhe e informoi atë mbi vizionin e Qeverisë Shqiptare për realizimin e një reforme të plotë dhe gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë, reformë kjo e cila do të prekë dhe institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.