Erion Braçe : Llogaritë e rreme nuk i japin të ardhura bujqëve

126

Sigal

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar me tone të ashpra lidhur me fitimet e bujqëve në vend. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Braçe është shprehur se llogaritë e rreme nuk u japin të ardhura bujqve, duke nënkuptuar fjalën që kryeministri Edi Rama mbajti para fermerëve. Braçe ka “shpërthyer” duke thirrur “boll më” dhe bën një analizë dhe llogari për të ardhurat që fiton një bujk nëse mbjell një dynym serrë të thjeshtë me lakër sallatë, duke dalë në përfundimin se fitimi nuk del 9 mijë euro siç i “ka thënë llogaria”. Postimi i plotë i Erion Braçe: Booooooll! Llogaritë e rreme nuk u japin të ardhurave bujqve! Sapo dëgjova një tregtar kastraveci për turshi që llogaria i kish thënë se: me një dynym serrë të thjeshtë, një bujk nga lakra sallatë fiton 8000-9000 euro! Eeeeej, booooll! Fotot janë të miat e i bëra në shkurt të këtij viti në serrën moderne të Visit në Divjakë; llogaria është kjo: një dynym serrë ka 7000 bimë. Produkti shkon nga 600 gramë në 1.2 kilogramë. Me kokrrën më të madhe, pra 1.2 kg, prodhimi arrin ne 8400 kilogramë. Çmimi këtë vit, caktuar nga tregtarë, që operojnë në tregje të sofistikuara, ishte 30 lekë/kg. Por llogarinë po e bëj me çmimin 50 lekë/kg që të ndiheni edhe më mirë. E gjithë e ardhura nga një dynym serre me lakër sallate është: 420.000 lekë ose 3500 euro! Po ua fal të gjitha shpenzimet, po e zë që Visit ja paguan të tjerët shpenzimet për mbjellje e kultivim. 9000 euro të ardhura bëhen vetëm nëse çmimi është dy herë e gjysëm më i lartë, pra 128 lekë/kg, jo 30 lekë/kg. Ndaj, ju lutem booooll! Kryeministri Edi Rama e ktheu përgjegjësinë për hedhjen e prodhimeve nga fermerët tek vetë ata, duke thënë se duhet të mësojnë nga të tjerët, që kanë mësuar të fitojnë. Teksa përmendi edhe mundësinë për ndryshimin e skemës së subvencioneve, duke u shprehur se synimi është arritja në 1 mld euro eksporte në bujqësi e peshkim.