Edi Rama: Nuk janë problem subvencionet nga qeveria, përgjegjësia edhe e ministrisë, bujqësinë do ta inspektojmë me satelitë

113
Sigal

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një takim me një grup ekspertësh ku në fokus ishte teknologjia në fushën e bujqësisë. Në fjalën e tij, një takim mes ekspertësh shqiptarë e të huaj, me fermerët, agropërpunuesit, përfaqësues nga Shërbimi i Këshillimit dhe Qendrat e Transferimit të Teknologjive në vend, pedagogë dhe studentë nga Universiteti Bujqësor Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për qershitë, që fermerëve iu mbeten pa shitur, ai ngre pyetjen se përse njëri shet dhe tjetri jo, kur operojnë në të njëjtin terren dhe me të njëjtën krizë. Rama tha se nuk është problemi të subvencionet që kërkojnë të qeveria, por te financimi i suksesshëm. Sipas Ramës, fermerët duhet të shkojnë tek ata më të suksesshmit dhe të marrin nga strategjitë e tyre, por një pjesë e përgjegjësisë i takon edhe Ministrisë, -tha kreu i qeverisë, që të ndërtojë ura komunikimi. “Këtu i takon qeverisë të bëjë edhe më shumë, ministrisë së bujqësisë, për të komunikuar, shpjeguar, njoftuar, i takon edhe vetë fermerëve. Nuk ka nevojë të na dëgjojë ne, të shohin si bëjnë të tjerët. Dalin ca fermerë se hedhin qershitë se nuk i shesin sot, bërtasin për çmimet, subvencionet. Do ishte shqetësues nëse ndodh me gjithë Shqipërinë, në të njëjtin territor ka të tjerë që në këtë kohë bëjnë sukses, më shumë sukses si rezultat i rritjes së çmimeve”-tha Rama. 5 skema subvencionesh në ndihmë të bujqësisë do të zbatohen këtë vit, duke nisur nga mbështetja e prodhimit në sera, peshkimit, vazhdimi i skemës të naftës për rimbursimin e taksave, ndërtimin e tregjeve për kafshët e gjalla dhe dixhitalizimin e bujqësisë. Fermerët e serave subvencionet do të jenë në formën e pagesave direkte që nisin nga 200,000 lekë/ha për 2 sezone të mbjellash për kultivimin e perimeve, rrushit të tavolinës dhe luleshtrydheve. Në lidhje me shifrat e INSTAT Rama ngre pyetjen më thoni ku ikën lopët kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon. “Pika e grumbullimit e AZHBR është vepër arti në Myzeqe. Në Shqipëri, sot punohet sa dyfishi i tokës që punohej para 6-7 vitesh, po të shikosh import eksportin. Sot jemi 1/3, nga 1/7. Ikën lopët dhe shitën dhentë. Ku ikën lopët? Shqipëria mbulon 97% të konsumit vendas. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi fermerët shqiptarë se dimri që do të vijë do të jetë i vështirë. Teksa deklaroi se në muajt në fillim do të kemi mungesa të mëdha. “Kriza që ne sot kemi përpara syve tanë është një krizë që nuk e kemi krijuar ne dhe as nuk e ndalojmë dot ne. Sot flitet për një dimër shumë të vështirë përpara me shumë mungesa të mëdha sidomos për disa zona të botës ku ne nuk përfshihemi për momentin. Me rritjen e çmimeve të naftës dhe të energjisë, por energjia në Shqipëri nuk është rritur’- tha Rama. Kreu i qeverisë ka komentuar vonesën e projektit të satelitëve që i premtoi para një viti. Rama thotë se ka besim se brenda vitit vendi ynë do të ketë satelitët e tij që do të kenë kontributin e tyre në sektorin e bujqësisë, por nuk dha asnjë datë kur do të realizohet. Rama tha se ndjekja e fermerit me dron dhe satelitë për të monitoruar ku shkon nafta e marrë nga shteti, do të bëhet për të shmangur fiktivitetin. “Na duhet të shtyjmë më shumë tek teknologjia dhe inovacioni. Nëse mbi 15 mijë fermerë duan naftë, po sa traktorë ka ky vend se nuk del llogaria. Ka një shkallë fiktiviteti. Si do të adresohet? Do të adresohet përmes teknologjisë dhe formalizimit. Nga një anë me regjistrin e tokës dhe vënien në përdorim dronët dhe satelitët, që janë vonuar, por që do të vijnë brenda këtij viti shpresoj dhe me faturat. Ne nuk kemi dashur ta bëjmë të vështirë dhe të lodhshme prandaj ne jemi duke punuar që inspektimin ky vend ta çojë në qiell. Ta bëjë me satelitë, drona dhe jo me inspektorë”, -tha Rama.