Ylli Dylgjeri: Biblotekari…

129

Nga Ylli Dylgjeri 

Tregim

Biblotekari…

Më në fund më thrriti Ai. Më thrriti në zyrën e Tij të stërmadhe në Bashki. U nisa 30 minuta para orarit të takimit. Prita pak minuta në paradhome derisa sekretarja më beri shenjen të hyj.
Futem në zyren aerogalerike.
MIRDITA!
Në tavoline rrinte ulur pa e ngritur kokën nga letrat vete Ai. Prita pak çaste në kembë për t’më kthyer përshendetjen. Por asnjë zë nuk erdhi. Minutat kalonin. Koka sërisht nuk ngrihej. Përsëri pritje. Përsëri heshtje…Shoh me kujdes orën. Kishte kaluar 8 minuta në këmbë. Nuk duroj më në këmbe dhe kthehem pas për tu ulur në një zhezlon aty pranë. U ula. Vazhdoj të pres e njeherësh shikoj orendite e zyrës, tavanin. Stema, piktura, lapsa, ngjyra, gravura, konstelacione, e nuk di tjeter. Por…libra nuk ka. Nuk ka asnjë! Çuditem e rri sërisht pa zë. Pres. Shoh oren. 25 min kaluan? Ai prap nuk bzan. Në heshtje time marr vendim. Duhet te iki.
Ai nuk paska kohe të më përshendes jo më të bashkebisedojë. Ngrihem. Dal jashte.

Kokeulur e i merzitur nisem per ne shtepi. Diku aty afçr shtëpise time takoj një grua të njohur në bllok. Më pas u bë gruaja e Atij që Unë i shkova në zyrë paradite. Përshendetemi.
Si je – pyeti
Mirë, po pak pa qef jam.
Pse?
Vij nga Filani, mire që s’më tha asnjë fjalë
ne zyre, por ajo që më mbeti në mënd ishte
zyra e stërmadhe. Nuk kishte asnjë libër,
asnjë etazher, asnjë biblotekë! Çudi e madhe?
U ndamë me bashkëbiseduesen. Orët me pas kaluan me punët e ditës. Në mbrëmje më bie zilja e tefonit:
Alo, jam sekretarja e Filanit. A mundet nesër
në orën 10.00 të vini në zyren e Atij ?
Po, do te vij – i përgjigjem mundimshëm.
Të nesërmen sërisht dal si zakonisht. 30 minuta para takimit. Në 9.40 jam në paradhomë. Në orën 10.00 në zyrë.
Hyj në zyrën e Tij. Çtë shoh? Ai nuk dukej. Ishte i mbuluar nga 1m kub libra të reja mbi tavolinë. Vetëm maja e kokës lëvizte pas tyre.
Pershëndetje – i them
Serisht ska përgjigje! Sërisht pritje. Sërisht asnje fjalë.
Pres prap 10 minuta: Unë, librat, Ai. Nuk ka fjalë.
Dal përsëri nga zyra i pikëlluar.
Çkish ndodhur në 24 orë?
Bashkëbiseduesja ja kish thënë të tëra duke komentuar më shumë mungesën e librave.
E më tej bashkebisëduesi kishte marrë vendim: Të blihen libra!
Urdhëri ishte zbatuar. Me mëngjez në zyrë ishin shkarkuar si drutë 1m kub libra.
Biblotekari vetëm i kishte sistemuar mbi tavolinë.