Vasili: Shifrat zyrtare dëshmojnë se bujqësia ka marrë fund

143
Sigal

Ndërsa sa i përket deklaratave të kryeministrit Rama në lidhje me fitimet e bujqve ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili shprehet se bujqësia në të vërtetë po shkatërrohet, ndërsa Partia Socialiste i jep miliona euro shtesë tenderave me 99% të vlerës. “Ja faktet, që bujqësia po shkatërrohet, ndërsa Rilindja jep miliona euro shtesë për tendera me 99% të vlerës! Rilindja jep 60 milion euro shtesë vetëm për rrugën Kardhiq- Delvinë, jep tenderin me 99% për rrugët e Jugut dhe kompeson tenderat me dhjetëra milion euro të tjera. Ndërsa për bujqësinë shqiptare qeveria nuk ka asnjë lek për ta ndihmuar, por tallet me rrënimin e saj. Dhe si të mos mjaftojë kjo, por edhe gënjejnë për faqe të zezë me deklarata mashtruese për bujqësinë dhe për suksese imagjinare të saj. Blegtorët shqiptarë po rrënohen e varfërohen përditë dhe shifrat ulërijnë. Ja të dhënat zyrtare të vetë INSTAT, në tre vitet e fundit: 1-numri i gjedhëve ka rënë me 130 mijë krerë ose 28 % 2-numri i të leshtave është ulur me 380 mijë krerë ose 20%  3-numri i të dhirtave është ulur me 142 mijë ose 15.5 % 4-numri i derrave është ulur me 25 mijë ose 13.6 %. Krahasoni të dhënat me propagandën bastarde të këtyre të Rilindjes, që duke folur për suksese të gënjeshtërta i ngulin realisht thikën pas shpine fermerëve shqiptarë.