Epidemia e re në Shqipëri, qytetet me konsumin më të lartë të kokainës

135
Sigal

Kokaina klasifikohet ndër lëndët narkotike të luksit, edhe për shkak të çmimit të lartë. Ky element i fundit, duket se nuk përbën problem për të rinjtë shqiptarë që t’i hyjnë rrugës së konsumit të kokainës.

Raportuesja për Shqipërinë në Europë e përdorimit të lëndëve narkotike, mjekja toksikologe Esmeralda Thoma, e veçon përdorimin e kokainës duke e kategorizuar me fjalët epidemia e re. Në Fier dhe Elbasan dominon shpërndarja dhe konsumimi i heroinës. Ndërsa Tirana dhe Durrësi kanë kokainën lëndë të parë konsumi.

”Zonat nuk është se janë të ndara të prera me thikë. Pothuajse në të gjithë territorin e Tiranës ka konsumim të lëndëve narkotike. Zonat që kanë më shumë fluks ka qenë zona e parkut që u godit. Ka qenë zona e pallatit me shigjeta, ka qenë zona e bllokut, por që edhe aktualisht dominon për përdorimin në fundjavë të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Zona e Freskut, Alliasi dhe Kamza”, Maringlen Beqo, shef i Antidrogës në Tiranë.

Çmimi i kokainës varion sipas cilësisë së saj. ”Kemi 2 lloje kokaine, kemi kokainë peruanë dhe fleks. Çmimi i një kilogram peruanë varion nga 35 deri në 40 mijë euro. Ndërsa i fleksit kalon në 28 deri në 35 mijë euro për kilogram, me shumicë flas gjithmonë”.