Ëngjëll Musai për SYRI TV: Partizani nuk e prek Europën, e dhimbshme rënia e Flamurtarit

650
Sigal
Drejtor i gazetës “Telegraf”, Ëngjëll Musai ka komentuar situatën në Kategorinë Superiore.

Gjatë një interviste për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, Musai theksoi që Partizani nuk do të arrijë objektivin për kualifikimin në Kupat e Europës. Gjithashtu Musai ka përgëzuar transferimin e Trashit drejt Kuvajtit.

Largimi i Trashit nga Partizani – Jam pak subjektiv pasi jam tifoz i Partizanit dhe ndjek keqardhje. Kur largohen futbollistë të kalibrit botëror si Ronaldo, Zidane dhe shumë të tjerë në të gjithë botën duhet pranuar që futbolli është edhe biznes dhe ka qëllime financiare pasi Trashi do të paguhet më mirë duke përfituar 250 mijë euro në sezon. Superliga jonë kohët e fundit ka një ngritje të madhe pasi konkurrenca ka rikthyer futbollistët cilësorë në skuadër. Trashi ka vajtur për të dhënë përvojën e mirë që do të sjellë risi edhe në klubin e Kuvajtit.

Tirana e shkëputur +9 pikë nga Kukësi – Është e vërtetë që Tirana ka gëzimin e tortës së madhe por kanë edhe trishtimin e madh ky fund kampionati pasi Flamurtari i Vlorës do të ulë flamurin në gjysmështizë pasi bie nga kategoria.

Tirana e ka plotësisht të merituar vendin e parë. Duhet pranuar fakti që Ardi Mema ishte një ndër ata që bëri punën e tij të suksesshme. Kjo Tiranë që është momentalisht po kthen shpirtin tradicional të Tiranës, punojnë në grup dhe vlerësojnë fanellën e Tiranës, kanë ekip solid dhe janë shumë të ndërthurur me njëri tjetrin.

Partizani në Kupat e Europës – Partizani nuk ka për ta arritur Europën jo për situatën në të cilën ndodhet për rivalitetin që ka Superliga. Edhe nëse Korcça nuk përfiton nga proceset gjtyqësore, Partizani do ta ketë shumë të vështirë për të prekur Europën. Më duket që edhe vetë klubi nuk ka dëshirë që të futet në Europë, mendoj që në fund të kampionatit Partizani do të jetë jashtë pjesëmarrjes në Kupat e Europës.