“Eneo i dërgoi video të dashurës teksa pinte helmin”, rrëfimi i dhimbshëm i shokut: Si i dha fund jetës

561
Eneo F. është 20-vjeçari që i dha fund jetës duke pirë fostoksinë. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Fierit, ndërsa pranë redaksisë së JOQ.al ka shkruar ditën e sotme një prej miqve të Eneos. Ai ka thënë se i ka qëndruar pranë momentet e fundit teksa Eneo luftonte mes jetës e vdekjes në spital dhe shpreh revoltë ndaj një vajze, e cila ishte e dashura e Eneos dhe që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi. “BalkanWeb’ mëson se i riu ishte ndarë nga e dashura para 10 vitesh, ndërsa kjo çështje po hetohet si pistë kryesore.
Miku i 20-vjeçarit bën me dije se Eneo dhe vajza nga Peqini, E. C. kishin jetuar bashkë për një farë kohe në një banesë në Fier, ndërsa prindërit e të ndjerit ishin ndarë nga njëri-tjetri. Eneo ishte i dashuruar me këtë vajzë, por nuk fliste kurrë me miqtë e tij për të. Madje, siç është mësuar më vonë. Eneo i ka dërguar asaj edhe një video ku i tregonte se do të vriste veten, por ajo nuk ka reaguar.

Në një komunikim me JOQ.al, i afërmi i Eneos tregon gjithçka që ka ndodhur atë ditë të kobshme. Eneo punonte në një rrobaqepësi dhe në mëngjes e ngre mamaja për në punë, por ai i tha se ishte i lodhur dhe nuk shkoi në punë.

Ndërkohë e ëma iku vetëm dhe në drekë, kur erdhi nga puna e gjeti në shtëpi. I dha lekë për të paguar dritat. Ai iku të paguante dritat dhe rrugës blen dhe helmin. Duke shkuar për në shtëpi, afro 50 metra, e pi një kokërr. Ndërkohë që ishte duke fol me Edlirën, pi kokrrën, i dërgon videon E. dhe shkon në shtëpi. Rreth orës 13:00 në drekë i tregon direkt mamasë që e piu se nuk e shtynte dot më. E merr e ëma me urgjencë dhe e çon në spital brenda 15 minutave. Në orën 3:30 të mëngjesit dha shpirt”, – rrëfen miku i Eneos.
Sigal