EMRI/ I riu shqiptar kapet në ‘shtëpi bari’ në Angli: Do të paguaja borxhet e vëllait, trafikantët i ushtronin presion familjarëve

296
Sigal

29-vjeçari shqiptar Haxhi Sula është arrestuar nga autoritetet në Angli, pasi u kap në “shtëpi bari”.

Mediat e huaja shkruajnë se i riu shqiptar ishte futur në mënyrë ilegale në vend, me anë të një kamioni ku ishte fshehur në pjesën e pasme të tij. Ai ka treguar se për të shlyer borxhet kishte pranuar të punonte në shtëpi bari.

Në dëshminë e tij në gjykatën Shrewsbury Crown, 29-vjeçari tregoi se fillimisht kur kishte mbërritur në Britani kishte punuar në lavazh.

Më pas u përfshi në trafikimin e kanabisit, ku fillimisht merrej ruajtjen e kanabisit. Në momentin kur u identifikua nga policia I riu shqiptar kishte tentuar të arratisej duke u hedhur nga dritarja, por pa mundur të ia dalë pasi u kap nga efektivët.

Richard Davenport, tha: “Ai ka një vëlla në Shqipëri, i cili kishte një borxh prej rreth 35,000 €. Vëllai nuk ishte në gjendje të punonte për ta shlyer atë. I pandehuri ndihej i detyruar t’i paguante ato para për shkak të presionit që kishte familja nga banda të cilës i detyroheshin paratë.”