EMRI/ Goditi për vdekje me skaf 5-vjeçarin, autori ish-shef i komisariatit të Himarës, ja posti që mban aktualisht

136
Sigal

Drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën pesë vjeç në plazhin e Potamit, është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës, ndërsa aktualisht mban detyrën e shefit të Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa sipas dëshmisë së qytetarëve, mjeti ishte me shpejtësi të madhe dhe është parë të kryej manovra të rrezikshme.

Fëmija ndodhej në breg të detit, në një zonë të sigurt, para syve të prindërve të tij.

Goditja ka qenë tepër e fortë, duke i marrë jetën në vend. Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e skafit, i cili mësohet se ka deklaruar se ka pasur një defekt në mjet.