Sigal

Nga prof. Sazan GURI

Duket sikur po merr rrugë plani urbanizues me pesë veprat e ndërtimit me 17 kate mbi sipërfaqe dhe tre nën të, pranë dhe nën digën e Liqenit të Tiranës. Në këndvështrimin tonë si ekspert gjeolog me ekspert të infrastruktures apo me ekspert të hidroteknikës shqiptare dhe digave, dhe në emër të shumë qytetarëve të përgjegjshëm, do donim të shprehnim mendimin tonë për anulimin e këtij plani që bie ndesh me komponentët gjeoteknik, hidroteknik dhe mjedisor, sepse në asnjë rast, në vende të ndryshme të botës nuk ka ndërtime nën hapësirën e rrjedhjes së ujit, me shtrirje sa vetë diga, ku Artikulli 56 i Ligjit, “International Humanitary Low”, mbështetur mbi Konventën e Gjenevës dhe të Hagës (1899), përcakton parimin e rrezikut të ndërtimit të Digave në zonat e banuara dhe parashikon dëmtimin e objekteve dhe rrezikut që mbartin këto për jetën e popullatës civile. Ky artikull zbatohet i detyruar në vendet që nuk janë në konflike apo luftra apo rrethana të tjera të rrezikshme. (Ref. – International Humanitary Low).  Të ndërtosh vepra civile nën digë, me patjetër duhej të llogaritet siguria e digës për 10,000 vjet sipas standardeve të Bankës Botërore, gjë që nuk është bërë, (Ref. – shih studimet e BB për digat). Ndaj, në asnjë rast, në vende të ndryshme të botës nuk ka ndërtime nën diga, sidomos kur ajo mban një liqen, siç kemi ne Liqenin  e Tiranës; (Ref – studimet shqiptare para viteve ’90). Ky kompleks e ka të pamundur gjetjen e rrugëve të reja apo zgjerimin e rrugëve hyrëse ekzistuese, si ajo nga Petro Nini dhe ajo nga Kopshti Zoologjik (Ref. – shih Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis të këtij projekti, dhe VSM e Tiranës me autor prof.dr. Lirim Selfo, prof. Sazan Guri, etj. Ndërtimet e menduar nën digë, me patjetër duhet të kishin një studim me matje hidroteknike, hidrologjike dhe hidraulike për 20 vitet e fundit, gjë që nuk është bërë ndonjëherë për rastin e Liqenit të Tiranës. Hidrologjia e Lumit Drin njihet qysh nga matjet e kryera më 1924, por mos harroni se Francezet i kane matjet qysh 300 vjet përpara dhe prap quhen pak. Po lumi Erzen që i ka jo matjet jo më shumë se 50 vjet, dhe nuk dimë se çfarë ndodh njëherë në 100 vjet?. (Ref. – shih Studimet Hidrologjike të kryera para viteve ’90). Nga ana tjetër, pallatet me 17 kate që d.t.th 17 x 3m = 51m lartësi x 1,6 (koificient i largësisë së veprave urbane = 80m + 50m (zonë buferike e digës) = 130m larg duhet të jetë standardi i veprës urbane nga Diga.  (Ref. – Ligji i Zonave të Mbrojtura dhe Rregulloreja Urbane e v.2012). Këto vepra civile me pallate 17 kate bien në kundërshti me vendimin nr. 22, dt.22.12.1993 “Për Planin Rregullues të Parkut të Madh të Tiranës”, ku koncepti i zhvillimit të Parkut sipas pikës 1 të këtij Vendimi lejon zënien e territorit vetëm për objekte të veçanta që nënkupton ndërtim objektesh sociale në shërbim të Parkut dhe kursesi banimi. Ndërkohë që edhe neni 42 i rregullores, si dispozitë e posaçme, përcakton se ndërhyrja në këto territore ka për synim të rivlerësojë infrastrukturën rrugore dhe inxhinierike në çdo nënnjësi, dhe thjesht riorganizimin e hapësirave publike. Ndaj, me patjetër duhej që këto projekte në zona kaq sensitive duhet të kalonin për mbrojtje në Këshill Bashkiak dhe në KRRTRSH. A e dini të dashur Qytetarë se diga e Skoranit me 50-70 m lartësi u anulloi vetëm për një fakt, se në atë përqindjen e pasigurisë që ka diga që mund të ndodh edhe sikur njëherë në 10,000 vjet, ajo mund të përpinte asobote Tiranën qytet me 150 mijë banorë digë.

Ndërsa për Liqenin e Tiranes, merrej uje nga Erzeni dhe behej shkarkimi me ane te nje porte dhe nje kanali, uji i se ciles shkonte deri ne Kombinatin tekstil. Mbi këtë porte, prapë ndodheshin porta të tjera automatike të emergjences me pragje qe lejojnë  shkarkimet ne rast rreziku. Po sot, a janë më këto porta. A është më ky kanal, icili u hap për të tharë liqenin në 2002, dhe për të ndërtuar mbi të.  A e dini se kjo digë, sikundër ajo e Kurjanit të Fierit janë ndërtuar sipas metodës aziatike që presupuzon ndërtimin e kuadrateve te vogla me argjila e suargjila qe kur mbushen me uje shkarkohen ne vasken tjeter pranë. Dhe jo rastësisht kanë shfaqur probleme e defekte me kohën, agjinatura e se ciles eshte rregulluar nga kompania Tris, ndryshe nga ajo e Ulzes e Fierzes, etj., që janë ngritur mbi baza të mirfillta shkencore, ku berthama e këtyre digave perbehet nga argjila me lageshti 14%, ku uji i i tepert del e avullohet, ndërsa në digën etiranës nuk kanë qenë këto metoda. A e dini se kur digat kane popullsi poshte, siç eshte kjo e Tiranes rritet shkalla ose grada, ndaj edhe kjo digë është tipizuar si e kategorise se pare. Ne jemi vend antar te Komitetit të Digave Europiane dhe nuk mund të ndërtosh pa informuar të paktën komisionet përkatëse të tyre.  A e dini se kjo digë është ndërtuar në vitet 50, dhe është digë homogjene me parete muresh ndarës që kanë pranueshmëri ngjeshje të ndryshmendryshe ngaato diga kuhyri shkenca japoneze në veprim që në digat homogjene si Feirz e tj vec shtresave dhe dherave argjilorë e suargjilorë të paërshkueshëm për të os ndoidhur fenomiueni i sustës materiali përzihesjh edheme pak zhavore, ndërsa kjo digë nuk i kakëto elementë. A e dini ju se kur arrin e ndërtohet nën digë mund të ndodh që veprat civile mund të ndërpresin përrenjt nëntokësorë dhe të kemi një rritje të pasqyrës ujore, mund të kemi ekuilibre të reja midis digës me liqen dhe zonës poshtë saj, që dtth nëse diga pa ndërtime poshtë mund të ketë qenë e projektuar për të duruar tërmete mbi 9-10 ballë, tashmë ajo mund të fillojë carjet për shkaqe tërmeti nën 6 ballë. Tamam si procesi i lëngëzimit të rërave në bregdet. Nëse pa projektuar, rërat rrinë në ekuilibër me natyrën, me bregun, me njeriun, etj., por kur ti i vendos pesha me pallate, një tërmet 30km larg dhe i vogël mund të ngacmojë këto rëra e ti bëjë të kthehen në rëra të lëngshme, duke fundosur godinat nën dhe.