Ish-shefi i komisariatit të Himarës përplasi me skaf fëmijët, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore: Kemi ngritur një grup të posaçëm për…

129
Sigal

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku Arjan Tase goditi për vdekje një fëmijë 5 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:00 në plazhin e Potamit në Himarë. Dyshohet se Arjan Tase, duke drejtuar skafin ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur 5-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Informacion paraprak:
Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Aktualisht, shtetasi A. T. ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.